Rivaldo sugjeron Neymar: Shko në Manchester, aty mund të përshtatesh

 

E ardhmja e Neymar mbetet gjithmonë temë diskutimi. Edhe pse lojtari i PSG përflitet pothuajse ccdo verë për largimin nga Parisi, diçka e tillë nuk ndodh. Legjenda e Brazilit, Rivaldo i ka sugjeruar O’Neyt transferimin te Manchester City, pasi aty do përshtatej.

“Sinqerisht, nuk shoh që kjo të ndodh gjatë këtij afati të transferimve. Por, situata mund të ndryshojë në fund të sezonit me PSG që ka mundësi ta shesë atë dhe të kompensojë investimet e tyre dhe kjo mund t’ia hapë dyert Neymar për të kaluar në Premier ligë.

Besoj që Manchester City do të ishte një klub perfekt për të për shkak se do t’i jepte atij një dritare të re për sukses. Ai do të luante në një skuadër shumë sulmuese që luan një futboll të mirë nën drejtimin e Pep Guardiolës” – Tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *