Ibsen Elezi është i vetmi kandidat përballë Sali Berishës, në garën për kryetar të Partisë Demokratike.
Sakaq, ky i fundit pretendon se do të marrë votat e shumicës së demokratëve të cilët duan më shumë partinë se sa Berishën dhe Bashën.
“Unë nuk erdha nga krahu i Berishës dhe po legjitimoj garën. Unë jam në oponencë të vazhdueshme, që në vitin 2014. Si mund të thonë që mos u fut në garë, mos u ballafaqo me një realitet që na prek të gjithëve. Sipas tyre duhet të rrimë të gjithë dhe të shohim? A do të mi vjedhë dot Albana votat apo jo? Do ta shohim në garë, unë do të bëjë çmos të të mos mi vjedhin.
Në PD ka 3 grupime: Mbështetës të Berishës, mbështetës të Bashës, por që po veniten, por ka edhe demokratë që mendojnë se në themel është PD, dhe duan vazhdimësi. Ky grupim është më i madhi, përndryshe nuk do të kishte sens ekzistenca e PD. Unë mbështetjen e pres nga baza. Nuk pres mbështetje te elita e PD, të cilët janë oportunistë, shohin interesin e tyre”, tha Elezi në një intervistë për emisionin “Ditari”.