Kreu i Agjencisë së Kadastrës Shqiptare, Artan Lame ka reaguar në lidhje me përfundimin e procesit të vlerësimit të banesave.
Në një deklaratë për mediat, Lame tha se nga ky procesi përfituan 113.800 familje por rreth 54 mijë familje nuk ja kanë dalë, për shkak se nuk vijuan procesin e pagesës.
Sakaq shtoi se si pasojë e hakëritmit të e-Albanias, Kadastra nuk mund të kryente procesin e rivlerësimit rreth 398 familje.
“Në fund të procesit mbetën edhe 398 raste, të cilëve nuk u bë e mundur t’ju kryhej procesi i rivlerësimit. Kryesisht këto janë raste që kanë aplikuar në ditët e fundit të lejuara dhe nuk u bë e mundur përllogaritja e shumës dhe më pas pagesa përkatëse. Kujtoj këtu që në periudhën e fundit të këtij procesi, rreth mesit të muajit korrik, ndodhën edhe sulmet kibernetike që bllokuan apo shqetësuan disa nga sistemet operative të shtetit”, tha ai