Darkat familjare në fundjavë janë ajo çfarë na ç’lodhë nga një javë e lodhshme.
Hmm! Si thoni të gatuajmë rizoto për darkë?
Recetë e shijshme dhe mjaftë e shëndetëshme që ju nevojitet vetëm këto përbërës:
300 gr oriz, 200 gr lloje të ndryshme perimesh si spec i kuq e jeshil, patëllxhan, kungull i njomë, domate, presh, lëng perimesh, 1/2 gotë verë e bardhë, 1 lugë Mascarpone, 1 lugë gjalpë, 100 gr djathë kaçkavall, 4 thelpinj hudhre, 4 qepujka, 1 tufë borzilok, 1 tufë majdanoz, kripë, piper.
Përgatitja:
Si fillim lajmë perimet dhe i presim në kube. Në një tigan vendosim vaj ulliri dhe skuqim qepën dhe hudhrën. Shtojmë orizin. E shuajmë me verë të bardhë dhe fillojmë të shtojmë perimet. Fillojmë dhe shtojmë gradualisht lëngun e perimeve, duke e përzier vazhdimisht. Pas 10 minutash shtojmë Mascarponen, djathin kaçkavall, gjalpin, kripën, piperin, borzilokun. I ziejmë edhe për 3 minuta dhe rizoto është gati për t’u shijuar