Gazetarja shqiptare që jeton në Itali, Anita Likmeta, ka reaguar pas konfliktit në mbrëmjen e djeshme në emisionin televiziv “Love Story”, ku Robert Aliaj iu drejtua një vajze konkurrente, të cilën e ka quajtur si “prostitutë”.
Gazetarja Likmeta nisur dhe nga lajmet e prodhuara në media për këtë incident, shkruan se “obskurantizmi dhe mizogjinia e zezë e një shoqërie të mbyllur mesjetare dhe absolutist nuk ka asgjë për të pasur zili ndaj praktikës më të keqe të fondamentalizmit islamik”.
“Dhe duke patur parasysh që ne jemi ata që komunikojmë, në emër të këtij burri të vogël, që përcakton me epitetin “prostitutë” një vajzë të re, faji i së cilës është ai i të jetuarit të lirisë së trupit në një vend në zhvillim, mbetet pak për të thënë”, thotë në reagimin e saj.
“Një nga arsyet pse nuk janë nisur negociatat me BE-në për Shqipërinë është dhe dhuna ndaj gruas, jo vetëm fizike por dhe verbale”, thote Likmeta.
/Burimi: Panorama plus/