I paragjykuar për veshjen, Robert Aliaj u përgjigjet fansave: Shkëputem nga llumi

I veçuar  si nga paraqitja, ashtu dhe nga qëndrimet e tij lidhur me fenomene të ndryshme sociale apo artistike, Aliaj shpesh vihet nën shënjestër të akuzave bazuar.

Thonjtë e lyer, syzet, funde dhe një bastun në dorë- janë disa nga detajet që e dallojnë stilin e tij nga të tjerët. Vështirë të themi se kemi parë meshkuj në Shqipëri me kujdesin ndryshe për pamjen e jashtme, siç bën ai.

“Kam të paktën 12 vite që vesh funde. Kam dalë në rrugë. Kam veshur edhe fustan që e kam pasur të përditshmërisë sime. Dhe u bë e zakonshme që të më shikojë ashtu.

Paragjykimet nuk më bëjnë përshtypje, madje më motivojnë. Sepse më shkëpusin nga e përditshmja dhe nga llumi në fund të fundit. Nuk kam respekt për njerëzit pa stil.

A ka gjë më femërore se fustanella, me pala me të gjitha? Kështu janë fundet e grave.

Kurse fundet që përdoren nga meshkujt sot kanë gjithsesi një prerje me të ngushtë, më të thjesht, më minimale. Nuk ka asgjë të keqe.”-tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *