Roberti habit me deklaratën: Vajza jonë nuk e di se unë dhe Nora jemi divorcuar

Robert Berisha prej kohësh është divorcuar nga këngëtarja Nora Istrefi dhe në lidhje me këtë temë ka folur në emisionin “Goca dhe Gra” se situata mes tyre është arritur të menaxhohet aq mirë, sa vajza e tyre nuk e di se janë të divorcuar.

Veç kësaj duke treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë, Roberti ka treguar se gjithashtu secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien e tyre.

“E kam menaxhuar aq mirë, sa goca nuk e di fare që ne jemi të divorcuar, dhe nuk e ka kuptuar që ne nuk jemi bashkë. Ne thjesht nuk bashkëjetojmë me një shtëpi, ne dhe pushimet i bëjmë bashkë. Kur vjen puna me qenë e lumtur goca ajo është primare. Mendoj që duhet të harrohet ky mentalitet, këto komplekse të shqiptarëve, që kur të ndahesh nuk ke të drejtë as komshiut të gruas me i fol

Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”, u shpreh ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *