Robertson: Nuk respektova më të mirin e hisorisë

Mes shumë ndeshjeve të luajtura me Barcelonën, Leo Messi sigurisht që nuk e ka shumë mirë kujtesën e ndeshjes së “Anfield” kundër Liverpool-it. Në vitin 2019, “Reds” përmbysën disavantazhin 3-0 në “Camp Nou”, çka dukej si “gur varri” i aspiratave të tyre për të fituar Ligën e Kampionëve.

Asnjë frikë nga skuadra e Klopp ndaj 11 blaugranave, pavarësisht se në ndeshjen e parë “Pleshti” kishte krijuar kaos, madje duke e “shpuar” Alisson me një goditje dënimi të çmendur. Robertson shpjegoi se nuk ia kërkoi fanellën yllit argjentinas.

Mbrojtësi skocez e shpjegoi këtë moment për podcastin e Peter Crouch, duke i treguar ish-sulmuesit të kombëtares së Anglisë skenën që tashmë është kthyer në një nga simbolet e një ndeshjeje legjendare. Pak minuta pas vërshëllimës fillestare, Robertson dhe Messi përfunduan të dy në tokë:

“Bashkë me Fabinho po e ndiqnim, teksa unë dhe Messi ramë në tokë. I tërhoqa pak flokët. Ai nuk ishte shumë i lumtur, por është diçka që nuk do ta bëja më. Ishte mungesë respekti për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave”.

Messi në fakt nuk e ka marrë mirë, por krahasuar me dramën që do të jetonte në “Anfield”, përmbysjen e madhe të të kuqve, ishte absolutisht asgjë. Robertson shpjegon se ai gjest pothuajse erdhi instinktivisht, sepse atë natë “Anfield” ishte një “ferr” i vërtetë i kuq dhe skocezi u rrëmbye:

“Ajo ndeshje ishte e veçantë dhe nuk mund ta përmbante askush veten. Nuk kam përjetuar kurrë një atmosferë të tillë. Ishim shumë të emocionuar për ndeshjen. Më vjen keq që e bëra, edhe sepse është një gjest që të gjithë mendojnë tani kur flasin për mua, që nuk është më i miri i jetës. Nuk po mendoja për atë që po bëja. Po ta kisha menduar nuk do ta kisha bërë kurrë një gjë të tillë”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *