Pasi i dhanë fund beqarisë me një dasmë madhështore, boksieri i njohur Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e boksierit, të cilët kanë publikuar edhe foton e parë të tij me djalin e porsalindur. “Urime Haxhi Robin Krasniqi ishalla me jetë të gjatë e të lumtur u plakshi bashkë”,- shkruan i afërmi i Krasniqit.
Robin e Marigona kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në korrik të këtij viti. Më herët dyshja kanë folur për historinë e dashurisë së tyre, ku Marigona shprehu se gjithçka kishte nisur si miqësi, por Robini ka arritur t’ja vjedhë zemrën me kalimin e viteve.
“Jemi njohur prej 6 vitesh, kemi pasur një raport miqësor”,- u shpreh Marigona, ndërsa boksieri shtoi: “Zemrën ia mora me shumë punë por me të vërtetë jam shumë i lumtur që sot jam me Marigonën dhe po krijojmë një familje. Është dhurata më e madhe që kam marrë në jetë. Më është dashur shumë kohë që ta bind. Me disa sakrifica, i kam treguar se dua një familje dhe jo diçka tjetër.” Marigona gjithashtu tregoi se gjininë e bebit e kishin zbuluar në ditën e dasmës, kur mësuan se po prisnin një djalë.