Rodrygo e thotë me krenari: “Të kaloj idhullin tim në Champions League është një ëndërr”

Rodrygo ka folur me krenari për formën që po kalon tek Real Madrid ku edhe një here nuk ka nguruar ta krahasojë veten e tij me 9-shin legjendar Ronaldo.

Frontmeni legjendar kaloi pesë vjet në Santiago Bernabeu midis 2002 dhe 2007, duke regjistruar 15 gola për Blancos në garat evropiane.

Bashkatdhetari Rodrygo tani ka dalë mbi të,duke shënuar 16 herë në kompedicionin më të rëndësishëm për klube.

“Është një ëndërr të hysh në atë nëntëshën e golashënuesve më të mirë në historinë e Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Shpresoj të shënoj shumë gola të tjerë, dua të vazhdoj të ngjitem në pozicione në atë renditje. Do të thotë shumë për mua të jem në gjendje të kaloj Ronaldon, i cili është një idhull për mua, për Brazilin dhe për të gjithë brezin tonë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *