“Rolex” i një kryebashkiaku në Francë gjendet nga policia në një argjendari në Tiranë

Policia e kryeqytetit së fundmi ka zhvilluar një operacion në një argjendari në Tiranës, ku nga zbatimi i operacionit është zbuluar një orë e tipit Roleks e vjedhur, si dhe një armë zjarri, e cila është zbuluar në banesën e pronarit të argjendarisë.

Burime për media  raportuan se Ora Roleks është e një rëndësie të veçantë, pasi dyshohet se ajo i është vjedhur njërit prej kryetarëve të bashkive të Francës disa vite më parë, ndërsa personi që administron argjendarinë në fjalë, e shiste atë në dyqanin e tij.

Ende nuk dihet nëse pronari i dyqanit është vënë në pranga, por as policia nuk ka bërë një njoftim për ngjarjen.

Po ashtu po punohet edhe për disa sende të tjera qe janë gjetur në argjendari pasi ka dyshime se mund të jene të vjedhura.

Burimi/ Shqiptarja.com

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *