“Rolexi” i Herri Kejn me ngjyrat e ylberit pushton rrjetin, çmimi marramendës i orës së kapitenit të Anglisë (Foto)

Udhëheqësit e Katarit në dakordësi të plotë me FIFA-n kanë dhënë urdhra të qartë sa i përket përdorimit të simboleve të komunitetit LGBTQI në fushën e blertë dhe tribuna, duke i ndaluar rreptësisht.

Urdhri i ndalimit nxiti edhe një revoltë nga 7 kombëtare europiane përkundrejt FIFA-s, por në fund të gjithë u tërhoqën përballë vendimit që mund të shihte penalizim me karton të verdhë për kapitenët që vendosnin shiritin me ngjyrat e ylberit në krah.

Pavarësisht kësaj, gjithsecili në mënyrën e vetë është përpjekur të japë një mesazh pro LGBTQI, me futbollistët e kombëtares së Gjermanisë që “qepën” gojën përpara startit të ndeshjes së tyre hapëse në “Katar 2022” përballë Japonisë.

Ndërkohë një tjetër metodë ka zgjedhur kapiteni i “Tre Luanëve” anglezë, Herri Kejn, i cili ka vendosur të mishërojë këto simbole në super orën e tij.
Kane është fotografuar në Katar duke mbajtur në dorë një orë “Rolex” shumëngjyrëshe. Ky detaj nuk i ka shpëtuar mediave të cilat shkruajnë se ora e Kane vlen nga 150 deri në 650 mijë dollarë. Ky model i veçantë është i stiluar me 56 diamante dhe me flori 18 karatë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *