Kryeministri Edi Rama në samitin “World Government Summit 2023” në Emiratet e Bashkuara Arabe ka folur folur për rastin e Shqipërisë, mbi rolin e grave në qeverisje dhe shoqërinë e shekullit XXI.
Në një intervistë në Samit, Rama tha se kur ishte e vogël, kishte shumë inat që prindërit i jepnin leksione, ndaj mendonte se kur të shkontë në moshën e tij, nuk do ta bënte një gjë të tillë, por shtoi se kjo gjë është totalisht e paevitueshme.
Përsa u përket rolit të grave, Rama tha në qeverinë shqiptare ka mbi 70% të kabinetit të përbërë nga gratë duke shtuar se ky nuk ishte një synim për t’u arritur, por erdhi natyrshëm. Më tej kryeministri theksoi se Shqipëria ka kaluar në disa faza dhe se vetë ai nga eksperienca ka mësuar që një grua ta çon ‘punën’ deri në fund dhe është më e besueshme në rezultate.
Intervista e plotë:
Jam sinqerisht i përulur nga kjo ftesë dhe nga mundësia për të marrë pjesë në këto evenimente. Për të parë gra kaq mbresëlënëse njëra pas tjetrës dhe për të pasur mundësi për të folur për ne. Nuk ka qenë fjala për një model, por ka qenë fjala për një nevojë për të realizuar gjëra. Në lidhje me avantazhet e kësaj, unë do citoja Margaret Thatcher që thotë “nëse do që të bisedosh, këtë e bën me një burrë, por nëse kërkon të mbarosh punë, këtë ta mbaron një grua”. Unë nuk pretendoj se ky është një model për të gjithë, por flas për Shqipërinë.
Cila është këshilla juaj që të tjerët të mos e përdorin kartën e grave për të fituar pikë politike?
Ka dy gjëra që mund të them lidhur me pyetjen tuaj shumë interesante, por jo dhe aq e lehtë. Nuk duhet të shqetësoheni për atë që ju e quani teatrale, sepse çfarëdo lloj gjëje që të bëhet në këtë drejtim është e mirë. Nxjerrja më në pah e grave, dhënia e më shumë mundësive për të marrë pjesë dhe për të përfaqësuar, ndodh por jo për kuotë. Shifra e grave në qeverinë tonë është më e ekzagjeruara në të gjithë botën, por nuk erdhi për këtë qëllim, Erdhi në mënyrë të qëllimshme. Por, me vazhdimin e punës, me përpjekjet për të gjetur për të pasur njeriun e duhur, unë kuptova që për të bërë diçka, kisha më të gatshme gratë. Shikoni se çfarë ndodh në Arabinë Saudite, me të gjitha kritikat, ndërkohë që diskutimet zhvillohen në botën perëndimore.
Çështja e të drejtave të grave është diçka ndërkombëtare, si të vendosim një standart, pa ndërhyrë në mënyrën e qeverisjes, po flas për fushata tryznie, por të balancuara
Është shumë e lehtë, nëse nuk e vendos veten në vendin e tjetrit, rrezikon ta teprosh, qoftë edhe kur shtyhesh nga qëllimet e mira. I kthehem rastit të Arabisë Saudite. Nga mungesa e vendosjes së gjërave në perspektivë, pa kontekst, mund të kesh shumë gjëra për të thënë, por kur i vendos në perspektivë, ajo që ndodh është e jashtëzakonshme. Njësia matëse e vlerësimit duhet të jetë relative.
Jam e sigurtë që të gjithë duan të dinë si reaguan burrat
Është pak shqetësues sepse në Shqipërisë nuk bërtet njeri për diskriminimin e burrave. Përtej shakave, kjo nuk është e mjaftuehsme, duhet bërë diçka që të funskionojë nga lart-poshtë. Nuk është vetëm në nivelet ministrire, zv.ministre apo postet në drejtori, por nuk ështe e mjaftueshme, sepse duhet të bëhet e njëjta gjë edhe në private. Edhe në shtëpi duhet të ndodhë e njëjta gjë, kryesisht për dhunën ndaj grave. Nuk është diçka magjike, nuk është një ndryhsim që do të lidhte drejtpërdrejt figurën e gruas me virtytet, ka të bëjë me sjelljen individuale dhe përgjegjësitë individuale. Ka të bëjë dhe me taktin e grave, të jenë gra të mira. Ka gra që janë shumë të mira për vendin, por nuk janë të mira për njëra-tjetrën. Ne s’e kemi këtë problem. Është e rëndësishme që gratë të mos bëhen konsumuese, por të tërheqin pas akoma më shumë gra.
Kur kam qenë i vogël, gjithmonë e kisha inat faktin që prindërit më jepnin leksione dhe i thoja vetes, që kur të shkoja në moshën e tyre të mos e bëja këtë gjë. Është e vështirë, por përpiqem. Në lidhje me avantazhet e kësaj, unë do citoja Margaret Thatcher që thotë “nëse do që të bisedosh, këtë e bën me një burrë, por nëse kërkon të mbarosh punë, këtë ta mbaron një grua”. Është interesante sepse edhe pse burrat kanë namin që janë të fortë, u qëndrojnë bindjeve të tyre, janë më të prirur tu thonë ‘po’ autoritetit të një tjetër burri. Me gratë ndodh ndryshe, edhe pse kanë namin që janë më të nënshtruara, ta thonë ‘prit pak, ta diskutojmë’. Gjithsesi, edhe kur vjen puna tek rezultate, gratë janë më të besueshme, kjo është përvoja ime. Krahasimisht, ministret gra në aspektin e dhënies së rezultateve janë më të besueshme…
Kjo është muzikë për veshët e mi…
Kjo është arsyeja pse më ftuat apo jo.
Shpesh zbatojmë traditat që nuk lidhet shumë me gratë…
Një miku im më tha diçka, suksesi ka dy rrugë, ose janë institucionet që krijojnë sukses, ose është suksesi që krijon institucionet. Kjo është një shtysë që e detyron traditën e kulturën të pranojë një risi, pastaj nis të punosh e të jesh i bindur që diçka institucionale do të lindë prej saj. Të shkosh nga një vullnet i mirë apo detyrues për diçka që më pas bëhet pjesë e kulturës është proces. Por duhet të kalojë nëpër shembujt e suksesit derisa të bëhet pjesë e kulturës. Shqipëria është një vend që është përballur me kihëra më të ashpra në Shqipëri. Por ka pasur një sjellje diksriminuese ndaj grave në histori. Në Kushtetutën e parë, gratë nuk ekzistonin me të drejtat e tyre, pastaj patëm regjimin komunist, që u përpoq të bënte shumë për emancipimin e grave, por në një farë mënyre, i nxorrën gratë të barabarta me burrat ose më të forta, dhe kjo nuk është gjë e mirë.
Në filmat komunistë gratë janë gjithmonë të forta fizikisht, por kjo nuk ësgtë ajo për të cilën kemi nevojë. Me ardhjen e demokracisë erdhi inflacioni tërësor i të ashtuquajturave konkurse Missi, që prireshin të ekspozonin gratë. Pastaj erdhëm tek liria që në emër të traditës dhe kulturës që na ktheu në kohët e errëta. Për një kohë të gjatë kemi jetuar mes këtyre dy ekstremeve. Tashmë gjërat po ekuilibrohen dhe mendoj që politika duhet të udhëheqë. Kjo ka të bëjë dhe me një pikëpamje sociale.
Së fundmi mora në dorë një libër të një autori italian, ishte libër për akonominë, marrëdhënia mes burrit e gruas dhe ndikimi në ekonomi. Ajo kujtonte një gjë mjaft të thjeshtë, sa është % e krimve të kryera nga burrat e sa nga gratë, sa dhunë familje shkaktohet nga burrat dhe sa nga gratë. Duke qenë në Itali, ajo fliste dhe për mafian, sa % e tyre ishin gra dhe sa burra. Dhe përsa u përket financave, burrat janë më të shtrenjtë.