Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ishte një pjesë e diskutimi në emisionin “Pikat mbi i”.
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari theksoi se peshqit e mëdhenj janë në një rrjetë të fortë, që herët apo vonë do të dalin në breg.
Hajdari: Ato që thash teknikisht i ka thënë dhe Ambasadorja. Ata flasin në Shqipëri në mënyrë të drejtpërdrejt. Ajo nuk ka asnjë detyrim, këtë punë e bën gjithë qejf. Ajo është ambasadorja e SHBA-ve dhe ka një detyrë të posaçme në Shqipëri dhe Kosovë. Ambasadorja nuk ka çeduar asnjëherë. Ajo doli me një mesazh, doli poshtë kalit të Skënderbeut dhe foli kuq e zi. Kjo tregon që SHBA*të janë me popullin shqiptar. Ca kanë mbushur 40 vite e të tjerët 30 vite.
Politikanët që duan të jenë të përjetshëm nuk janë politikanë Euroatlantikë. Brenda pak viteve s’po them muajve, ato do të përballen me drejtësinë. Ballkani Perëndimor i përket BE, forcave perëndimore euroatlantike. Nuk ka gëzim më të madh se sa politikat e SHBA, janë konsistente, të qarta. Peshqit janë në rrjetë, rrjeta del avash avash. Kam përshtypjen që rrejta do të dalë pak nga pak, sepse rrjeta është ndërtuar mirë.