Roma nuk u kthye as kësaj radhe te rezultatet pozitive, teksa sot në “Olimpico” barazoi 1-1 me Torinon. Miqtë gjetën rrugën e rrjetës pas 55 minutash lojë me Linetin, pas asistit të Singos.
Ekipi i Murinjos fitoi një 11-metërsh në shtesë, por Beloti nuk e ekzekutoi siç duhej, duke falur ish-ekipin e tij. Gabimin e sulmuesit italian e shleu Matiç që vendosi përfundimisht ekuilibrat në këtë takim.
Në këtë sfidë, Marash Kumbulla qendroi në stol për 90 minuta, tekniku portugez sa vjen e preferon akoma më shumë zgjedhje të tjera në prapavijë.
Zhoze Murinjo humbet serish mendjen dhe me reagimin e tij mori kartonin e kuq të radhës, duke u larguar nga stoli. Një nervozizem i ardhur nga drejtimi arbitrat mbi faullat. Edhe pse duhet thënë se Torino nuk vodhi asgjë.