Romeo u nda prej saj për dikë tjetër? Aleksia Peleshi fotografohet në spital

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi ka përfunduar në spital. Përmes një fotoje të publikuar në Instastory, vajza tregon se nuk është në gjendje fort të mirë shëndetësore. Këto momente të vështira vijnë pikërisht një natë pasi ish-i dashuri i saj, Romeo Veshaj u hodh në krahët e modeles Beniada Nishani.

Aleksia Peleshi në spital

Romeo përqafoi Beniadën kur doli nga shtëpia e Big Brother VIP, disa momente pasi zëvendësoi binjakun e tij, Donald Veshaj.

Për Aleksën, të shohë njeriun për të cilin vetëm pak javë më parë tregonte se e donte shumë të përqafojë një tjetër vajzë, nuk do të ketë qenë e lehtë…

Dyshja tashmë i kanë dhënë fund marrëdhënies dhe aktori e ka shprehur hapur pëlqimin për modelen Nishani.

I dashuri i saj e ka mendjen tek Beniada, reagon vajza e Niko Peleshit pas  deklaratës së Romeos (FOTO) - Lajme Durrës

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *