Aktori i humorit, Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi janë një ndër çiftet më të komentuara në mediat rozë.
Prej kohës përflitet se dyshja i ka dhënë fund lidhjes, mirëpo vetëm mbrëmjen e djeshme aktori ka zbuluar si qëndron e vërteta.
I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, u pyet nëse vëllezërit Veshaj janë single apo jo, Romeo ka deklaruar se ai vetë po, duke lënë të kuptohet gjithçka.
“A mund të flas për veten se për Donaldin nuk e di. Unë jam single, me Donaldin jam zënë s’flasim për karikusin nuk e di si është”, tha ai