Aktori i humorit Romeo Veshaj është një ndër personazhet më të njohur të showbizit shqiptar.
Por përsa i përket jetës personale, Romeo është shumë i rezervuar. moderatori ka folur për herë të parë në emisionin e tij, ku ka treguar një ndër arsyet që e pengojnë të krijojë një lidhje.
Romeo tha se arsyeja se pse ai nuk është në një lidhje është sepse e di që ai është një i dashur shumë i mirë dhe sipas tij kjo është një punë shumë e vështirë.
“A e din pse nuk lidhem unë bro, sepse unë e di që jam një i dashur shumë i mirë. Dhe të jesh një i dashur shumë i mirë është punë shumë e vështirë. Duhet ta zgjosh në mëngjes, ti thuash ato fjalët e mira. Është punë shumë e vështirë.”– tha Romeo.
Kujtojmë se Romeo dhe këngëtarja Jonida Maliqi prej kohësh kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar për romancën e tyre me ulje e ngritje të shumta, ku dhe mori fund.
Pas kësaj romance, Romeo nisi një tjetër histori dashuri me Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit, por dhe kjo e fundit nuk zgjati shumë.