“Romeon e dua shumë”, Aleksia Peleshi i tregon të gjitha

E ftuar në Glamour Zone, Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi, rrëfeu disa të pathëna. Sigurisht ajo u pyet për marrëdhënien e saj me Romeo Veshajn dhe fillimisht tha se për herë të parë ju duk më i mirë se ç’duhet:

Mu duk më i sjellshëm seç duhet, më i mir seç duhet…kur e njoha pastaj, vlonjat mo“, – tha ajo duke qeshur.

Më pas ajo tregoi më shumë për të dhe Romeon.

E vërteta është se Romeon e dua shumë, shumë është pak të thuhet, e dua me gjithë forcën që kam në zemër për të dashur.një person. Kur bëj ato lutjet e mia, nuk harroj kurrë që ta falenderoj Zotin që e ka sjellë në jetën time.Fakti kryesor që e dua shumë është se ai ma kujton shumë babain tim, e unë nuk kam njohur kurrë dikë që më kujton babin. Babi im është një njeri shumë i rrallë”, shtoi ajo.

Kur ajo u pyet nëse ishte shkaku i ndarjes së Romeos nga Jonida , Aleksia e mohoi.

Jo, ata ishin ndarë. Kishin 2 muaj që ishin ndarë dhe kishin shkëputur marrëdhëniet përfundimisht“, tregoi ajo.

Jonida reagoi kur Romeo dhe Aleksia konfirmuan lidhjen dhe i uroj mbarësi, Aleksia e falenderoi në Glamour Zone dhe tha se nuk ka pasur kurrë kontakt më.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *