Rona Nishliu: Shqipëria të pajisë shtetasit nga Kosova me pasaportën shqiptare

Kryeministri Albin Kurti tërhoqi vemendjen për shkak të votës që dha dje në Shqipëri. Ai udhëtoi drejt Shqipërisë për të votuar për zgjedhjet parlamentare. Ky veprim nuk u prit mirë dhe madje pati një kritikë nga raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Ajo e cilësoi këtë veprim të Kurtit si të papranueshëm dhe madje e krahasoi me ndërhyrjen që Serbia bën në Kosovë.

Përtej politikës, një reagim ka ardhur edhe nga këngëtarja shqiptare, Rona Nishliu. Kjo e fundit kërkon nga shteti shqiptar që të pajisen me pasaportë të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë dëshirë të pajisen me një dokument që ju takon.

Statusi

U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *