Emri Ronaldinho do jetë sërish pjesë e Barcelonës. Djali 17-vjeçar i legjendës braziliane të futbollit ka firmosur me akademinë e katalanasve. Joao de Assis Moreira, i njohur më shumë si Joao Mendes, i është bashkuar akademisë së Barcelonës pas një prove të suksesshme.
Mendes kishte luajtur më herët me skuadrën braziliane Cruzeiro, përpara se kontrata e tij të përfundonte në 2022, në mënyrë që të mund të merrte pjesë në provën e tij te Barcelona.
“Unë kurrë nuk jam jashtë klubit. Barcelona është pjesë e jetës. Kudo që shkoj e marr Barcelonën me vete. Me ardhjen e djalit tim te Barça, unë do të jem më i pranishëm se kurrë këtu”, tha Ronaldinho.
Ronaldinho është një nga futbollistët më të njohur për shkak të madhështisë së tij në fushë dhe “magjive” në sulm. Ai ndihmoi Brazilin të fitonte Kupën e Botës 2002, me një goditje dënimi të famshme kundër Anglisë në çerekfinale dhe luajti për Barcelonën nga 2003 deri në 2008. Braziliani fitoi “Topin e Artë” teksa luante për Barçën.