Një klip me disa nga titujt e lajmeve jo pozitive, që kanë qarkulluar së fundmi ishte avantazhi që iu dha Kiara Titos “Prime-n” e mbrëmshëm në “BBV”, pasi u zgjodh lidere e shtëpisë.
E gjithë kjo ishte si një tronditje për moderatoren, e cila e hutuar u shpreh se nuk e priste aspak një gjë të tillë, sidomos nga miqtë e saj.
Në lidhje me avantazhin që iu dha Kiarës bëri një koment edhe Ronaldo Sharka, i cili ishte i ftuar në studio si ish-banor.
Ai u shpreh se do të donte që Olta të përballej me një pjesë të mendimeve dhe komenteve që publiku jashtë ka për të.
Duke nënkuptuar kështu moderatori se një pjesë e madhe e ndjekësve nuk e kanë në preferencat e tyre lojën që Olta po bën, ndonëse sërish kundër vullnetit të tyre, produksioni i “BBV” vazhdon ta shpallë të preferuar, apo ta shpëtojë të parën.