“Ëndrra” e Ronaldo Sharkës ishte të merrte pjesë në “Big Brother Vip” dhe ashtu ndodhi. Moderatori u bë pjesë e shtëpisë, ndonëse kjo ëndërr e tij zgjati shumë pak, pasi u eleminua që në javët e para.
Pas daljes së tij nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, Ronaldo ka realizuar një intervistë për “Pardon my French” ku ka zbuluar shumë të pathëna.
Për eksperiencën e tij në “BBV”, Ronaldo do të kujtohet si ai djali “mistrec”, i cili i vinte në siklet të gjithë banorët me pyetjet e tij ngacmuese.
Gjatë kohës që qëndroi brenda shtëpisë së “BBV”, Sharka nuk ngurroi që të shpaloste pasionin e tij për gazetarinë dhe të merrte në intervistë pothuajse të gjithë banorët dhe sigurisht shpeshherë me pyetjet e tij të zbulonte edhe më shumë, si në rastin e Tea Trifonit, të cilën e bëri që të pranonte që lidhja e saj me Andi Shehin dhe më pas fotot me Beartin ishin të gjitha një lojë.
“Në përgjithësisht shumë gjëra i dimë por më ka surprizuar Tea, kur ka qenë një bisedë e natës vonë dhe i thashë “Kush i nxorri fotot e tua me Beartin?” dhe ajo thjeshtë thotë: Unë. Nuk e di a e keni kapur këtë momentin. Po tha që i nxorra unë, Bearti mezi po priste që t’i nxirrja ndërsa dhe Andi ishte pak a shumë në dijeni. E shikoni sa intervista kam bërë unë aty brenda.
Unë nuk e kuptoj realisht se çfarë e shqetësoi kaq shumë Tean. Realisht nuk arrij ta kuptoj se si mund të flasë një njeri për gënjeshtra kur gënjeshtra jote është gati-gati pothuajse aq e rëndë sa ajo që bëjnë personat e tjerë. Mashtroi një Shqipëri e tërë me një histori fallso dashurie dhe aty flitet për gënjeshtra kjo është më e tmerrshme akoma,- u shpreh Ronaldo.