Ronaldo i dëshpëruar për t’u larguar nga Junajtid, agjenti i portugezit ia ofron kartonin e tij Milanit dhe Interit

Kristiano Ronaldo duket se po përpiqet me çdo mënyrë të largohet nga Junajtid, me agjentin e tij Zhorzh Mendes që është duke punuar intensivisht për ti gjetur portugezit një skuadër të re, ku në orët e fundit ka dalë në skenë dhe një lajm i bujshëm si kartoni i tij i është ofruar dhe dy klubeve të Milanos, Interit dhe Milanit.

Ka qenë gazetari sportiv Tankredi Palmeri që e ka publikuar lajmin e bujshëm në “Twitter” duke përmendur gjithashtu se dy klubet e kanë refuzuar këtë propozim nga ana e agjentit të portugezit.

Interi dhe Milani i kanë konsideruar kostot e operacionit si shumë të larta dhe nuk kanë dashur të investojnë te Ronaldo që së shpejti do të mbushë 38-vjeç, me portugezin që duhet të vazhdojë kështu kërkimin për skuadrën e re.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *