Ronaldo i thotë ‘po’ klubit të Serisë A, ja shuma e ofruar për transferimin e tij

Mediat në Angli dhe Itali shkruajnë se United ka gati një tjetër transferim 100 milionësh dhe i përfshirë është Cristiano Ronaldo. ‘Djajtë’ i kanë vendosur syrin sulmuesit nigerian Osimhen, të cilin Napoli e vlerëson 130 mln euro.

Ndërkohë agjenti i Ronaldos Mendes ka siguruar Napolin se shumë shpejt Manchester United do trokasë me një shifër prej 100 milionë eurosh dhe huazimin e Ronaldo-s. Vetë ‘ylli’ portugez ka dhënë konfirmimin për t’u kthyer në Seria A, ndërsa United do t’i mbulojë deri në 85% rrogën 24 mln euro që merr 37-vjeçari.

Kjo marrëveshje pritet të kënaqë të gjithë palët pasi Ronaldo kërkon të luajë në Champions League, ndërsa United ta largojë. Nga ana tjetër Napoli ndërron sulmuesit dhe arkëton 100 milionë euro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *