Ronaldo mposht Messin, shpallet lojtari ‘më i fuqishëm’ në Instagram

Cristiano Ronaldo është zgjedhur si “lojtari më i fuqishëm” në rrjetin social “Instagram”. Kapiteni i Portugalisë lë prapa Lionel Messin, Neymarin e Kylian Mbappen, si lojtari me më së shumti ndikim në platformën e rrjeteve sociale pasi pati një rritje prej 48% të ndjekësve në vitin e fundit.

Ronaldo tani ndiqet nga 481 milionë njerëz në “Instagram” dhe renditet si lojtari më me ndikim nga ata që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, sipas “BBC”.

Renditja bazohet në mjetin e matjes së ndikimit të “Nielsen Sports”, që  vlerëson ndjekësit total, rritjen e ndjekësve, shkallën e angazhimit dhe vlerën për postim në “Instagram”.

Ronaldo besohet të ketë një vlerë prej 3,585,218 dollarësh. Rivali i tij i madh Lionel Messi, i cili tani ndiqet nga 360 milionë njerëz një rritje prej 38% në vitin e kaluar, renditet i dyti në listë. Ai ka gjithashtu një vlerë të madhe postimesh prej 2,631,388 dollarësh.

Argjentinasi pasohet nga dy bashkëlojtarët e tij në Paris Saint-Germain, Neymar dhe Mbappe. Dyshja e Real Madridit, Vinicius Jr dhe Karim Benzema janë në vendin e pestë dhe të gjashtë në listë, ndërsa Paulo Dybala i Argjentinës është i shtati. N’Golo Kane, Paul Pogba dhe Sergio Ramos, e mbyllin top-dhjetëshen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *