Ronaldo njofton tërheqjen: Kampionati im i fundit Europian

Sulmuesi Cristiano Ronaldo 39-vjeç ka njoftuar planet për tërheqjen nga kompeticionet ndërkombëtare. CR7 luan Kampionatin e tij të 6 Europian.

“Është padyshim Kampionati im i fundit Europian. Por nuk emocionohem për këtë, unë emocionohem për gjithçka që ka të bëjë me futbollin.

Nuk bëhet fjalë për të lënë futbollin, sepse nëse e bëj, çfarë tjetër do të më duhej të bëja apo të fitoja? Të bëj njerëzit të lumtur është ajo çka më motivon më shumë”, ka thënë Cristiano Ronaldo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *