Cristiano Ronaldo nuk pendohet për transferimin e tij në Arabinë Saudite te Al-Nassr, madje portugezi është i bindur se futbolli në Lindjen e Mesme ka nisur një rrugëtim të rëndësishëm dhe që në të ardhmen do të jetë shumë kompetitiv.
CR7 shkon edhe më tej kur thekson se aktualisht kampionati arab është më i fortë se Ligue 1 në Francë.
“Zgjedhja për t’u transferuar në Arabinë Saudite ishte e duhura dhe zgjedhja më perfekte që mund të bëja. Arabia Saudite sapo e ka nisur rrugëtimin dhe do të duhet pak kohë për t’u rritur. Por, hap pas hapi niveli do të rritet dhe pas disa vitesh mendoj se ky kampionat do të jetë një ndër tre më të fortët në botë. Njerëzit këtu në Arabinë Saudite kanë për t’u ndjerë krenarë. Kjo ligë nuk është më pak e fortë se Ligue 1, madje mendoj se është më e fortë. Pas një viti që kam kaluar këtu, mund ta them këtë me siguri të plotë”, u shpreh CR7.