Mbrëmjen e djeshme janë zhvilluar biseda dhe debate në Fun Club ku mes të ftuarve ka qenë edhe Olsa Muhameti, autore e programit ‘Për’puthen’. Program ky që ka bërë të njohur personazhe si Efi dhe Tea Trifoni.
Ndërkohë që Olsa ishte duke komentuar lojën e Efit dhe duke treguar anët e saj më të mira e të forta, biseda është ndërprerë nga Ronaldo.
Ish-banori i është drejtuar Teas e cila ishte gjithashtu në studio, duke i kujtuar asaj rrugëtimin në programin e dashurisë.
Ronaldo ka shpërthyer ndaj Teas duke e quajtur hipokrite për sjelljen e saj të dikurshme kundër Olsa Muhametit.
“Unë dua të pyes Tean. A nuk u tregove hipokrite kur pyete për Për’puthen kur vetë e ke sharë. Çfarë nuk ke thënë për Olsën kurse tani del dhe e mbron. Më gjithë respektin që kam për programin.” – tha Ronaldo.