Ronaldo synon Botërorin e 2026

Aventura e Cristiano Ronaldos me fanellën e kombëtares portugeze pritet të zgjasë. Dështimi për të fituar Kupën e Botës në Katar 2022 duket se ka lënë shije të hidhur te 37-vjeçari, që nuk ka vendosur për tu tërhequr. Në reagimin e fundit të tij në rrjetet sociale, largimi nga luzitanët nuk ishte aspak kryefjalë, madje, mes rreshtave, ai pranoi se nuk do i kthej shpinën.

Diçka që konfirmon se Ronaldo do vijojë ende me kombëtaren, madje, objektivi i radhës është pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026.

Këtë e ka pohuar motra e tij, Katia Aveiore, që pranon se kulmi i jetës është në moshën 41-vjeçare, periudhë që përkon me moshën e Ronaldos në kohën kur luhet turneu i Amerikës së Veriut. Një shans i artë për Ronaldon, duke parë edhe fizikun e tij, gjithsesi, marrëdhënia e acaruar me trajnerin Santos duket se do ndikojë në vazhdimësinë e 37-vjeçarit me luzitanët.

Ronaldo u bë lojtari i vetëm në histori që ka shënuar në pesë Kupa Bote, kur shënoj në duelin ndaj Ganës. Sulmuesi është golashënuesi më i mirë që ka luajtur me fanellën e Portugalisë, duke u shndërruar edhe në goledorin më rezultativ në Botë në nivel kombëtaresh.

Me kombëtaren luzitane, Ronaldo ka shënuar Europianin e vitit 2016 dhe Ligën e Kombeve 2019. Duke shmangur befasitë, objektivi i radhës për të do jetë Kupa e Botës, ku do synojë që të ngre lart trofeun më të magjishëm në Botë në turneun që do mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *