Cristiano Ronaldo tashmë ka bërë marrëveshje me Erik ten Hag për t’u rikthyer në kampin stërvitor me Manchester United, por gjithçka tregon se në janar 2023 ai do të largohet nga Djajtë e Kuq dhe pasi bleu shtëpinë më të shtrenjtë në Portugali, filluan thashethemet se karriera e tij do të vazhdojë në atdheun e tij.
Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, janë bërë pronarë të shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali. Prona ndodhet në rrethinën e Cascais dhe vlera e saj llogaritet rreth 11 milionë euro. Megjithatë, pas rinovimit dhe punimeve të tjera, shpenzimet do të arrijnë deri në 21 milionë euro.
Sipërfaqja e vilës është 2.720 metra katrorë dhe përbëhet nga tri kate. Në proces ndërtimi janë lulishtja dhe një pishinë fantastike me një sipërfaqe prej 544 metrash katrorë.