Manchester United është i gatshëm të përkulet ndaj kërkesave financiare të Benfica-s për sulmuesin e kërkuar Goncalo Ramos.
21-vjeçari ka mbushur boshllëkun e Darwin Nunez-it në mënyrë të shkëlqyer për Eagles në sezonin 2022-23, duke shënuar 25 gola dhe duke dhënë 10 asistime në 37 ndeshje në të gjitha turnetë.
Ramos ka shënuar 17 gola në 22 paraqitje në Primeira Liga për skuadrën e Roger Schmidt, duke ndarë vendin e parë në listën e Këpucës së Artë bashkë me shokun e skuadrës Joao Mario.
Man United, i cili është në kërkim të një pasardhësi të përhershëm të Ronaldos, dihet se po e ndjek Ramos, por sulmuesi ka kontratë me klubin e tij aktual edhe për tre vjet të tjera.
Si rezultat, Benfica nuk është nën presion për të shitur Ramos në merkaton e ardhshme.
Eagles do të kërkojnë që klauzola e tij e lirimit prej 120 milionë euro të paguhet plotësisht për ta shitur.
Megjithatë, Man United është i gatshëm ti bindet kërkesave të Benfica-s dhe ka treguar gatishmëri për të paguar klauzolën e lirimit.
Klubi portugez njihet si negociator i suksesshëm, por raporti shton se Djajtë e Kuq fillimisht do të provojnë fatin e tyre me një ofertë prej 88 milionë sterlina, e cila mund të refuzohet menjëherë.
Man United është lidhur me një mori sulmuesish me emra të mëdhenj për merkaton e verës, por Erik ten Hag besohet se e ka vendosur Ramosin në krye të listës së dëshirave të tij, prandaj Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë një pjesë të madhe të buxhetit të tyre për të.