Këngëtarja e njohur Ronela Hajati nuk e përjashton mundësinë e të bërit një bashkëpunim me Fifin.
“Kur do bësh një bashkëpunim me Fifin” e ka pyetur një ndjekës Ronelën.
Për këtë, Ronela ka thënë se Fifi është momentalisht e angazhuar me të birin e saj.
“Fifi po merret njëherë me një dashuri të vogël që sapo ka ardhur në botë” ka shkruar Ronela.
Këtë përgjigje të saj e ka ripostuar Fifi, duke thënë se po i pëlqen kjo ide.
“Mu po më pelqen ideja me e shqyrtu” ka shkruar Fifi.
Mesa duket, mund të kemi një bashkëpunim nga dy prej artisteve më të dashura për publikun.