Ronela flet për herë të parë pas ‘kaosit’ që shkaktoi kënga ‘Alo’

Janë kthyer në trend në industrinë muzikore këngët Remake, të cilat ka rezultuar mjaft pozitive në shumicën e rasteve. Këngëtarja e njohur Ronela Hajati erdhi me një stil të tillë me këngën ‘Alo’ në bashkëpunim me Vig Poppën, e cila për hir të së vërtetës u kthye në temë diskutimi pak ditë më parë.

Ishte Agim Doci, autori i këngës ‘A do të vish’, i cili e akuzoi yllin e “Aventura” në programin “Shqipëria LIVE” se ajo u vetëquajt autore e tekstit të tij dhe citoi vetëm Luan Zhegun, i cili në fakt është interpretues, jo autor.

Ronela, e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ka folur rreth temës duke theksuar se kënga nuk ishte tërësisht remake pasi u morën vetëm dy vargje, për të cilat mori leje te Osman Mula dhe Luan Zhegu.

“Kam marr leje te Luan Zhegu dhe Osman Mula. Nuk e dija që e kishte bërë Agim Doci. Le të quhet një gabim i imi. Nuk e mendoja që duhet t’i futesha aq thellë një gjëje të vogël. I kërkoj ndjesë. Më e madhe u bë nga të tjerët se sa nga vetë personi”, është shprehur këngëtarja.

Moderatorja Jonida Aliçkolli e pyti nëse  kishte diçka për të shtuar për zotërinjtë që debatuan kur ajo nuk ishte e pranishme,duke iu referuar atij në emisionin “Shqipëria LIVE”, ajo u shpreh:

 “Debat me shumë mungesë informacioni dhe tendencë të keqe. E kanë bërë të madhe kur unë kam qenë korrekte më shumë se të gjithë. Gazetarët s’kanë lajme. Bëjnë emision për mua”.

Gjithashtu Ronela u shpreh se ideja e të bërit remake këngën ‘A do vish’ erdhi spontanisht ndërkohë që po luante në piano.

“Kam bërë një telefon . Kam folur me personat në mënyrë dashamirëse. Ma kanë bërë për shkak të babait tim sepse e ka bërë ai festivalin ku është dhënë kënga. Ka qenë momentale. Isha ne piano pse jo ta bëja”, ka thënë ajo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *