Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të komentuara në rrjetet sociale. Këtë vit emri i saj është lakuar shumë në media, pas pjesëmarrjes së shumë komentuar në ‘Eurovision’.
Përpos dashamirësve, të shumtë janë edhe personat që nuk i kursejnë komentet negative ndaj Ronelës, e cila gjithashtu nuk heziton tu përgjigjet kurdoherë.
Madje së fundmi ajo ka zbuluar se komenti më i keq që lexon për veten, është kur krahasohet me “lopën”. Duke mos e kursyer ironinë, Ronela iu kundërpërgjigjet komentuesve duke thënë që “t’i gjejnë kafshë tjetër” urgjent.
“Komenti më i keq që lexoj për veten është krahasimi me lopën… 98% e këtyre komenteve vijnë nga gjinia mashkullore… Lopa shkretë ka bark dhe “sisë”. Unë s’kam asnjërën nga këto më vjen keq… Më gjeni kafshë tjetër urgjent, Dragua përshembull, që dhe t’ju djeg në të njejtën kohë, të bëj të paktën një gjë për ju”- shkruan Ronela në Instastory.
Një temë që, artisjta është paragjykuar shpesh herë është edhe pesha e saj. Pak kohë më parë, këngëtarja ka realizuar një video në TikTok, duke iu përgjigjur në mënyrën e saj të gjithë personave që e bullizojnë. Hajati ka përdorur fragmentin e këngës së Rosalias “Bicochitoz” e cila është bërë virale në rrjet, si për të treguar indiferentizëm ndaj një çështje të caktuar.
“Ti je e shëndoshtë. Ndërkohë unë,”-shkruan Ronela përbri videos duke e shoqëruar me gjeste si për të treguar se as që i bën pështypje.
@ronelahajatiofficiall
Ose bjeri bjeri 🤌🏼