Ronela Hajati është një nga artistet më të komentuara shqiptare dhe çdo lëvizje e saj ka gjithmonë kuriozitet nga publiku. Së fundmi, artistja ka lajmëruar në rrjetet sociale se do të shkëputet për disa kohë nga intervisat duke refuzuar çdo ftesë. Kjo, për një arsye shumë të rëndësishme dhe të bukur.
Ronela ka aq shumë plane, koncerte dhe këngë të reja dhe dëshiron që të gjithë fokusin dhe energjinë e saj ta vendosë mbi to. Intervistave do t’u rikthehet kur ajo të realizojë këto projekte.
“Unë do të them jo për çdo intervistë deri në momentin që do të përfundoj të gjithë projektet që kam në mendjen time. Zemra ime ka nevojë të flasë për shumë gjëra që njerëzit duhet t’i dinë. Deri sa unë të kuptoj gjithçka…”