Wayne Rooney as që ka dyshime për Erling Haaland. Ish-sulmuesi i Manchester United, tani trajner, shprehet se norvegjezi do të bëjë namin në gola në Premier League.
“Kundërshtarët u kënaqën duke parë që Haaland dështoi të shënonte në finalen e Superkupës.
Unë e pashë ndryshe, ai do të shënojë shumë në Angli dhe do të bëjë diferencën në garën për titullin kampion.
Mendoj se Haaland është i aftë të shënojë një gol për ndeshje dhe të fitojë “Këpucën e Artë” të këtij sezoni”, është shprehur Wayne Rooney, tani trajneri i DC United në MLS.