Moderatorja dhe vajza e emisioneve kontroverse në Shqipëri, Roza Lati, duket se po e shijon shumë këtë periudhë të jetës së saj.
Ajo ka ndërmarrë shumë projekte të cilat, sipas saj, janë një investim i kohës dhe se kjo është ajo që dëshiron të bëjë me jetën e saj.
Projekti i saj i fundit ‘Billionaire’ ngjalli shumë debate në rrjetet sociale, pasi ajo u shfaq me foto topless dhe me bikini.
Kritikat e shumta që ajo mori duket se, nuk i kanë bërë aspak përshtypje dhe këtë sapo na e vërtoi me veprimin e fundit që ka bërë.
Roza ka vendosur që të varë në kornizë të mbathurat e saj nga projekti i fundit, ‘Billionaire’.
Kjo është diçka mjaft e pazakontë por siç duket, Roza, dëshiron t’iu japë një mesazh të gjithë kritikëve të saj që : ‘Të mbathurat e mia kanë të njëjtën vlerë me fytyrën e shumë prej atyre që e kritiojnë, saqë meritojnë të varen në kornizë’.
/Priza.al/