Rozana Radi: Jam ndarë me të dashurin, do iki ta festoj me ministrin Ahmetaj në Turqi

Rozana Radi tashmë është single. Këngëtarja e njëkohësisht moderatorja i ka dhënë fund lidhjes disa-vjeçare me partnerin e saj, i cili ishte një punonjës i Policisë Gjyqësore. Ajo i ka rrëfyer koleges së saj Fiori, se nuk është në lidhje. Me tone ironike Rozana është shprehur se pret që të dalë për darkë me ministrin Arben Ahmetaj në Turqi. E ndërsa Fiori ia ka kthyer duke thënë që të paktën të shkojë në Dubai, teksa shton se as single nuk di të jetë. “Jam ndarë me të dashurin dhe kam humbur fare. Duartrokisni! Bravo! Faleminderit! Jam single dhe e sigurt!”, shprehet Rozana, ndërsa e pyetur nga Fiori “Si ndodhi?”, ajo vijon: “Si rrufe në qiell të hapur. Do ta festojmë ee dhe do ha një darkë me Arben Ahmetajn në Turqi”.

Në gusht të vitit 2018-të, ajo zyrtarizoi lidhjen disa-vjeçare me fejesë. Po ashtu, në verën e vitit të kaluar në një intervistë në Instastory me fansat e saj, Rozana jo vetëm që konfirmoi se do t’i japë fund beqarisë, por tha se dasma do të ndodhë më shpejt nga ç’e kemi pritur.

Gjithsesi ende nuk dihet nëse e gjitha kjo ka qenë një shaka apo një e vërtetë e hidhur, që ajo ka dashur ta ndajë me publikun.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *