Rozana Radi vjen me surpriza, tani e tutje do ta shohim në këtë emision

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi i është rikthyer profesionit të saj, moderimit. Së fundmi, Rozana ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram, e cila njoftoi se do të vazhdojë të qëndrojë në televizionin ‘MCN’, por me një format krej të ri dhe ndryshe nga çka e kemi parë deri më tani.

Burime për “Kryefjala.com” bëjnë me dije se moderatorja këtë herë do të vijë me një program pasditeje, të një stili italian, ku do të ketë në fokus intervista, lojëra, e shumë supriza që do t’i shohim në vijim. “Më uroni fat. Do jemi çdo pasdite bashkë në një pasditë të veçantë @mcntv.al” – shkruan Rozana në postim.

Së fundmi, këngëtarja ka rregulluar edhe raportet me reperin e njohur, Noizy-n. U duk sikur pas suksesit të madh të këngës “Mr. Yesterday” ata patën disa mosmarrëveshje për të cilat nuk folën shumë në publik, megjithatë tashmë gjithçka është në rregull. Madje, s’dimë me kë e kanë, por të dy kanë bërë më herët një “diss” në rrjete sociale. Në një postim në llogarinë e saj, Rozana shkruante:

“Kam disa ditë që lexoj për njerëz të “prekur” nga tekstet e Noizy-t. Po kur nuk lexoni, pse “shkencëroni”? Dhe krejt papritur më del përpara një poezi e Andon Zako Çajupit. Po Andoni me kë ta ketë patur vallë? Me cilin grup reperash?”- ka shkruar Rozana, ndërsa Noizy s’ka vonuar t’i përgjigjet.

“Mirë unë që mbledh në shesh që në një mënyrë mund të më shmangësh, po këto i mësojnë në shkollë. Të kuptosh një artist duhet të kesh shpirt artisti, prandaj nuk mërzitem me këto, pastaj këto hanë kërrmilla në Paris dhe pinë shampanjë dhe mbase nga pija flasin. Rozi you the best ”- ia ka kthyer reperi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *