Rradhë kilometrike në Kapshticë, grekët vazhdojnë të punojnë me 1 sportel!

Radhë kilometrike janë formuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës mëngjesin e sotëm me qytetarë të cilët duan të kalojnë kufirin në tokën helene. Radhët e gjata kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, pasi pala greke është duke punuar vetëm me një sportel.

Kjo është dita e dytë radhazi që pala greke e nis punën me një sportel, megjithëse me kalimin e orëve, një gjë e tillë është rikuperuar dhe ritmi i punës është shtuar.

Ditën e djeshme u raportua se po punohej që pala greke të shtonte më shumë sportele mirëpo mesa duket kjo gjë nuk u bë e mundur. Ndërkohë, sa i përket palës shqiptare, puna vijon me 6 sportele për të përballuar fluksin.

Në pikën kufitare të Kapshticës deri më tani kanë hyrë hyrë 1851 dhe kanë dalë 3329 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Qafë-Thanë, kanë hyrë 4786 dhe kanë dalë 3513 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Pika kufitare e Kapshticës, pas një kohe të gjatë për shkak të masave anti-COVID, është rihapur më 1 korrik.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *