Në kulmin e sezonit turistik, ku shumica e emigrantëve shqiptarë kthehen në Greqi sërish pas pushimeve, janë formuar rradhë të gjata pritjeje në Kapshticë.
Kjo si pasojë e palës greke, e cila punon me vetëm një sportel për të ngadalësuar procesin e punës.
Prej më shumë se 1 orë, qytetarët kanë mbetur në pritje në territorin neutral në kushte të vështira për shkak të temperaturave të larta. Pala shqiptare nga ana tjetër vijon punën me ritme të shpejta, me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje.
/Priza.al/