Policia e Tiranës është vënë në kërkim të 3 personave që rrahën me grushte një 38-vjeçar në kryeqytet.
Gjatë denoncimit në polici, 38-vjeçari shprehet se nuk ka arritur t’i njohë autorët, të cilët fillimisht e kanë kërcënuar, fyer dhe më pas rrahur me grushte.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës, ndërsa 38-vjeçari nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me shkaqet e mundshme.
“Më datë 13.05.2022, shtetasi F. H., 38 vjeç ka kallëzuar se në Shkozë, tre persona të paidentifikuar, e kanë ofenduar dhe goditur me grushte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia. /Priza.al