Rrahën nusen e shtëpisë, prangosen babë e bir në Mat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një familje në Mat. Raportohet se Driland Ziba dhe Bestar Ziba, babë e bir kanë dhunuar 19-vjeçaren, nusen e shtëpisë.

Nusja ka pësuar dëmtime të mëdha në trup. Ndërkohë ata janë vënë në prangat e policisë

Njoftimi i Policisë së Matit:

Ushtruan dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, vihen në pranga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57  vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares,  duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *