Rrahman Rraja ka siguruar mandatin për të qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Rraja ka marrë 7759 vota në qarkun e Durrësit. Ai nuk ka munguar gjatë seancës së sotme në Kuvend, ndërsa është fotografuar teksa ishte me telefon në dorë dhe tejet i fokusuar.
Rrahman Rraja është një nga deputetët gojëkyçur të Parlamentit, por kjo se ka penguar që të jetë një nga emrat më të njohur për publikun. Ai është babai i Rexhep Rrajës, djali që iu arrestua se dhunoi një vajzë, Xhisiela Malokun.
Asokohe, denoncimi i një ish-oficeri, Emiljano Nuhut, zbuloi influencën që Rraja kishte në zonë por edhe mbi Policinë e Shtetit.