Etleva Korra është e denoncuara për dhunë në familje , ka rrahur kunatin, bashkëshortin, vjehrrin dhe vjehrrën.
Mësohet se sherri ka nisur prej momentit kur vjehrri pas martese i strehoi në një kasolle dhe nuk i ka strehuar në banesë. Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme për shkak të shtëpisë dhe kushteve të vështira ekonomike.
Por konflikti ivazhdueshëm degradoi para dy ditësh në dhunë, kur ajo bleu një dhi dhe pula dhe vjehrri nuk i lejoi të futeshin te stalla e tyre.
Në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, Etleva pohon që është dhunuar nga ata dhe nuk është ajo dhunuesja. Sakaq, shton se nuk ndahet nga bashkëshorti sepse ka fëmijët e vegjël dhe s’do ti ndaj nga babi i tyre.
Ndër të tjera ka pranuar se kanë kanë pasur një përplasje me ta por ka qenë diçka pa rëndësi. Të dy palët kanë denoncuar njëri-tjetrin në polici për dhunë pasi të dy palët pretendojnë se janë të dhunuar.
“Jemi zënë për arsye ekonomike. Na ka futur vjehrri në një shtëpi të pabanueshme. Kur bie shi futet brenda. Kam dy fëmijë, djalin 2 vjeç e gjysmë dhe vajzën një vjeç e gjysmë. Kam pasur disa gjëra të vogla kur isha me burrin në Himarë. Kur erdha këtu doja të merrja dhi dhe pula, të kisha qumësht dhe vezë për fëmijët, e më thanë jo nuk kemi ku ti lëmë. Doja t’i fusja aty te kasollja. Patëm një përplasje të vogël me njëri-tjetrin.
Ata kanë përdorur pak dhunë me mua. Unë isha vetëm dhe fëmijët që më vinin te këmbët “o mami, mami”. Dua të kem fëmijët e mi mirë. I kam denoncuar në polici për dhunë. Tani jemi qetësuar”, tha ajo.
Kjo e fundit bëri për apel për të gjithë ata që mund ta ndihmojnë, pasi do një shtëpi për fëmijët e saj.