Një shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi akuzohet për vjedhje dhe plagosje. Ngjarja ka ndodhur në Drymos, Vonicë.
Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për një 32-vjeçar që së bashku me 2 persona të tjerë ende të paindentifikuar, kanë grabitur një shtëpi, tek e cila jetonte një 60-vjeçar me nënën e tij.
Tre sulmuesit kanë hyrë në shtëpi me dhunë, kanë rrahur të nënë e bir, i kanë qëlluar me thikë dhe më pas u kanë marrë para, një çek 3500 eurosh dhe nje telefon. Dy bashkëpunëtorët e shqiptarit janë shpallur në kërkim.