Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij. Po ashtu në prangat e bluve të kryeqytetit, ka rënë një 23-vjeçar,icili ka thyer masën e arrestit.
Ndërsa dy persona të tjerë u prangosën pasi thyen rregullat e kodit Rrugor.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë ndaluan shtetasin K. D., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– D. M., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
– K. K., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.