Rrahu gjermanen dhe tentoi ta përdhunonte, arrestohet 27 vjeçari në Shkodër! (Emri)

Kristjan Dedaj 27 vjeç është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës pasi rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për veprat penale “Marrëdhenie seksuale me dhune” dhe “vjedhje me dhune”.

27-vjeçari Dedaj mësohet se në muajin gusht të vitit 2019 në Berlin ka dhunuar një vajzë 32 vjeçe dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Pasi nuk ia ka arritur qëllimit, i riu nga Shkodra, i ka marrë portofolin dhe është larguar.

Provat shkencore të gjetura në vendin e ngjarjes kanë bërë që Dedaj të identifikohej dhe të shpallej në kërkim ndërkombëtar. Tashmë ai është arrestuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *