Rrahu gruan dhe vajzën e mitur, aarrestohet 42-vjeçari në Dibër

Një 42-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në familje.

Burime për median bëjnë me dije se 42-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së dhe vajzës së tij të mitur, e cila ka tentuar më pas vetëvrasjen, duke konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.

Njoftimi i policisë

Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Postës së Policisë Maqellarë arrestuan në flagrancë shtetasin H.R, 42 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në periudha të ndryshme kohore ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vajzës së tij të mitur e cila si pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *